Hani i ZEF TINAJT
Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zones, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumësht, gjalpi i freskët, djathi, veza, fërliku, mish i gicit dhe i derrit, mishi i qengjit, mishi i lepurit, patate, lakra, etj. të gjitha ushqime bio. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë. Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e domosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi, banjo shumë të mirë, një fasadë të bukur dhe me një oborr të madh.
Vendndodhja: Lagja: “Qendër” Vermosh
Cel: 00 38 269 535 273
Mund të akomodoheni në 2 dhoma me 4 shtretër. Çmimi është vetëm 25 euro, i cili përfshin fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën.
[cite]