HARAPI Simon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Shkodër. Inxhinier pyjesh. Më 29 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi si «armik i popullit, për faje kundër popullit dhe shtetit», me 5 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 422-423

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]