HIDROCENTRALI V. I. LENIN


HIDROCENTRALI V. I. LENIN
✤ HEC i parë që u ndërtua pas Çlirimit, në Lanabregas, në afërsi të Tiranës, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste*. Ka fuqi të vendosur 5 mijë kW me 2 agregate dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike rreth 40 milionë kWh. Filloi të ndërtohej më 1947 dhe u vu në shfrytëzim më 8 nëntor 1951. Më 1963 u shitua prurja e ujit duke rritur prodhimin e energjisë elektrike. HEC «V. I. Lenin» me rënie të ujit 630 m ka veprat e marrjes së ujit nga burimet e Selitës e të Shënmërisë, sistemin e sjelljes së ujit me 6 tunele, një duker dhe 2 tubacione që çojnë ujin në turbinat, ndërtesën e centralit nëntokësor dhe nënstacionin elektrik. Nga ky HEC uji dërgoheit në sistemin e ujësjellësit të Tiranës.

(J.Ç.-J.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hidrocentrali V. I. Lenin


[cite]