Historia e gurit gëlqeror

Guri gëlqeror është tipi i katërt i shkëmbinjve fundërresorë dhe më i rëndësishmi. Disa gurë gëlqerorë janë formuar në ujëra të ëmbla, por pjesa më e madhe e tyre fundërrojnë në dete të ngrohta dhe të kulluara, larg grykave me baltë të lumenjve. Guri gëlqeror përbëhet në radhë të parë nga grimca të vogla karbonati kalciumi të patretshme, që kanë fundërruar për shkak të ngrohjes së ujit, avullimit ose veprimeve kimike. Disa gurë gëlqerorë përbëhen krejtësisht ose pjesërisht nga skelete, nga guaska ose nga mbeturina organike të miliarda e miliarda bimëve e kafshëve detare të lashta. Këto lëndë gjendeshin në fillim në shkëmbinjtë tokësorë; pastaj ato u tretën nga uji, u çuan në det dhe më vonë u shfrytëzuan nga bimët dhe nga kafshët, të cilat i shndërruan në lëndë organike. Kur këto organizma të gjalla vdesin, lëndët mbeten në det. Shumë formacione gëlqerore paraqiten në formë bregdetesh shkëmbore të krijuara shumë kohë më parë nga koralet. Shkëmbinj të tillë bregdetarë gjenden sot në detet më të ngrohta të botës, veçanërisht në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor.

Shtresat e gurëve gëlqerorë tokësorë (allçia), si, për shembull, brigjet e bardha të famshme gëlqerorë të Doverit në Angli, janë gurë gëlqerorë të. formuar në radhë të parë nga kafshë njëqelizore aq të vogla, sa nuk mund të shihen me sy, por vetëm me mikroskop. Meqë janë formuar nga materiale të ndryshme, shkëmbinjtë fundërresorë janë «të pastër». Llojet e ndryshme të fundërrimeve mund të jenë bashkuar dhe kanë formuar gurët gëlqerorë, argjilat gëlqerore, argjilat ranore ose gurët ranorë-gëlqerorë.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]