HOXHA NEXHMIE


HOXHA NEXHMIE
✤ (Xhuglini)Veprimtare e shquar e Luftës ANÇ dhe e ndërtimit socialist, një ndër organizatoret e Partisë dhe një ndër udhëheqëset kryesore të rinisë dhe të gruas shqiptare, bashkëshorte dhe bashkëpunëtore e shokut _ Enver Hoxha. Anëtare e KQ te” PPSH që nga Kongresi I (1948), drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH (1966), Heroinë e Punës Socialiste. Lindi më 8.2.1921 në Manastir. Që në moshë të re përqafoi idetë , komuniste dhe zhvilloi veprimtari revolucionare në radhët e nxënëseve të Institutit femëror të Tiranës dhe në masEt e rinisë e të popullit të kryeqytetit. Anëtare e PKSH që me themelimin e saj. Moripjesë në xnbledhjenpër themelimin e RKSH dhe u zgjodh anëtare e KQ të kësaj organizate (1941), anëtare e Kc-mitetit qarkor të Partisë për Tiranën (1942), kryetare e Komisionit nisiator për krijimin e organizatës së Bashkimit të Grave Antifashiste dhe kryeredaktore e revistës «Gruaja shqiptare» (1943). Mcri pjesë në Konfereneën e Pezës (1942); dhe në Korferencën II NÇ të Labinotit (1943), ku u zgjodhanëtare e Këshillit të Përgjithshëm NÇ. Në Kongresin I të BGASH në Berat (1944) u zgjodh anëtare e Sekretariatit të kësaj organizate dhe në Kongresin II të BGSH presidente e saj (1946-1955). Zhvilloi veprimtari të gjerë për emancipimin dhe edukimin e gruas shqiptare.

Pas Çlirimit u ngarkua me detyra të rëndësishme dhe me përgjegjësi në aparatin e KQ të PPSH, në sektorin e propagandës, shtypit, arsimit dhe kulturës. Është shquar kurdoherë si luftëtare dhe punëtore e palodhur për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit dhe për zbatimin e vijës së Partisë, ka dhënë e jep një ndihmesë të çmusr për edukimin marksist-leninist të komunistëve. për zhvillimin e arsimit, të kulturës dhe të shkencës socialiste, në luftë të papajtueshme ms ideologjinë borgjeze e revizioniste. Deputete në Kuvendin Popullor nga legjislatura e parë (1945).

(S. V.-M. Shf)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hoxha Nexhmie


[cite]