(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1902, në Peshkopi. Më 10 qershor 1946, me vendim nr. 84, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi se «ka strehuar e furnizuar kriminelë», me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për aq. Më 9 gusht 1946, me vendim nr. 101, Komiteti Ekzekutiv i K.P. së Nën-prefekturës së Shumbatit, vendosi « sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tundshme e të patundshme, të të burgosurit si armik i popullit», Hashim Hysa, nga katundi Lashkizë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 396; Gazeta Zyrtare, 14 dhjetor 1946, f. 5
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]