HYSKA Hysen Emin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Ponçarë, Korçë. Më 19 nëntor 1945, me vendim nr. 19, Gjykata Ushtarake Kolonjë e dënoi për “spiunazh i reaksionit grek “ me 25 vjet burg. Falur më 27 prill 1949. Më 20 janar 1947, me vendim nr. 13, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për “tentativë arratisje “ me 30 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për aq kohë. Më 9 qershor 1951, me vendim nr. 92, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për “bashkëpunim me diversantët“, me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 376-377

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]