ILIAZI Hamid
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911, në Durrës. Është internuar për motive politike. Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internim nga Shijaku (Durrës) në Lozhan (Korçë), prej 9 maj 1949 deri më 29 dhjetor 1949. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 65-66.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]