INDUSTRIA E LËNDËVE PLASTIKE
✤ Degë e ind. së lehtë që merret me përpunimin e rrëshirave (polimereve) sintetike deri në prodhime të gatshme. Është ngritur pas Çlirimit. Artikujt e parë plastikë, si ambalazhe për kozmetikë, kopsa dhe materiale elektroteknike, filluan të prodhohen për herë të parë më 1955 në Tiranë me rrëshira të tipit termoreaktiv (galalit, bakelit dhe aminoplast). Më 1961 u ngrit një repart i vogël pranë Fabrikës së gomës në Durrës dhe filloi përpunimi i rrëshirave të tipit termoplastik (klorur polivinili, polistiren) për prodhimin e artikujve për përdorim të gjerë me makineri të thjeshta të prodhuara në vend.
Në Uzinën e telave në Shkodër, filloi më 1965 prodhimi i telave dhe i kabllove elektrike me veshje prej lëndësh plastike, si klorur polivinili dhe polietileni ose nga kombinimi i tyre. Në v.1968-1969 u bë zgjerimi i repartit të lëndëve plastike pranë Fabrikës së gomës në Durrës dhe filloi prodhimi i sandaleve dhe i këpucëve prej lëndësh plastike, i tubave prej klorur polivinili për instalimet elektrike, i fletëve prej polietileni me gjerësi deri 4 m për mbulimin e serrave, i disa lloje enësh etj. Më 1970 u vu në shfrytëzim Fabrika e re e lëndëve plastike në Durrës dhe më 1976 Uzina e lëndëve plastike në Lushnjë (shih) e cila përpunon klorurin e polivinilit të prodhuar në vend nga uzinat e sodës dhe të rrëshirave polivinilike në Vlorë. Sot I. e L.P. është e pajisur me një numër të madh makinerish të nivelit teknik bashkëkohor, me teknologji të përparuar. Emërtesa e prodhimit është zgjeruar në 1500 artikuj. Prodhohen artikuj të përdorimit •3 gjerë e pjesë këmbimi, tuha, pllaka e profile i ndryshme, ambalazhe, tekstile të plastmuara, iëpcjcë e sandale prej lëndësh plastike, kopsa prej 7. ,;esteri, lodra për fëmijë, fletë poliet’ileni dhe iirnir polivinili, shollë poliuretani etj. Projektoin°e përgatiten forma nga me të vështirat, me pënnasa të ndryshme. Më 1982 prodhimi i përg-Thshëm i lëndëve plastike është rritur 14.6 ierë në krahasim me v.1970 dhe 4 herë në krafe -tm me v.1975. Në vitet e ardhme do të zhviIcbet më tej I. e L.P. sidomos për prodhimin e mabalazheve, të tubave e të fletëve me për77353 të ndryshme, të artikujve të përdorimit të ijETë etj.
(S.Ga.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria E Lëndëve Plastike