INSTITUTI I KËRKIMEVE TË ZOOTEKNISË


INSTITUTI I KËRKIMEVE TË ZOOTEKNISË
✤ Institucion kërkimor-shkeneor në varësi të Ministrisë së Bujqësisë që merret me studime në fushën e zooteknisë. U ngrit më 1955 në Shkodër mbi bazën e Qendrës kërkimore Zooteknike. Ka 4 sektorë: i gjenetikës dhe i seleksionimit, i ushqimeve dhe i të ushqyerit të kafshëve, i teknologjisë së prodhimit të produkteve blegtorale dhe i riprodhimit të kafshëve e ndërzimit artificial. Prej tij varen 5 stacione të zooteknisë në disa rrethe. Instituti kryen studime për probleme të përmirësimit racor të gjedhit, bagëtive të imëta, derrave, njëthundrakëve, shpendëve, bletëve e krimbit të mëndafshit dhe trajton probleme të riprodhimit e ndërzimit artificial të tyre dhe të njohjes së vlerave ushqimore të foragjereve.

(So.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Kërkimeve Të Zooteknisë


[cite]