INTENSIFIKIMI I BUJQËSISË


INTENSIFIKIMI I BUJQËSISË
✤ Rritja e prodhimit që merret nga e njëjta sipërfaqe toke, duke shtuar investimet, punën e gjallë me shpenzime sa më të pakta për njësinë e prodhimit. Sot në Shqipëri I. i B. është bërë rruga kryesore e zhvillimit të bujqësisë. I. i B. kërkon zbatimin e agroteknikës e të teknologjive të përparuara, krijimin e një sistemi kompleks për mekanizimin e punimeve, përqendrimin dhe specializimin e prodhimit, sistemimin e plotë të tokave, ujitjen dhe kullimin e tyre, përsosjen e organizimit dhe të drejtimit shkencor të prodhimit bujqësor, zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë, shfrytëzimin e përvojës së përparuar, rritjen e vazhdueshme të kualifikimit të punonjësve etj. Masat për I. e B. zbatohen sipas veçorive të kulturave bujqësore e të liojeve të kafshëve, të kushteve konkrete klimatike, tokësore e ekonomike që ka çdo ekonomi bujqësore. Kalimi nga bujqësia ekstensive në bujqësi intensive shënon një hap tjetër të madh, një etapë të re në zhvillimin e mëtejshëm socialist të bujqësisë. I. i B. përfshin të gjitha zonat, rrethet e ekonomitë bujqësore si dhe degët e ndryshme të bujqësisë. Sipas direktivave të Kongresit të 8-të të PPSH në planin e 7-të pesëvjeçar parashikohet që më shumë se 90% e shtesës së prodhimit të përgjithshëm bujqësor të sigurohet nëpërmjet rrugës intensive. Në këtë pesëvjeçar dhe në pesëvjeçarin e 8-të do t’i jepet përparësi zonës fushore bregdetare pa lënë pas dore edhe zonat e tjera të vendit.

(Z.P,)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Intensifikimi I Bujqësisë


[cite]