JAKAJ Tom
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Shkodër. Më 16 prill 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të dënimit me burg për arsye politike, prej 13 shkurt 1951 deri më 15 nëntor 1951. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 263-264.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]