(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ushtarak. Lindi më 1907, në Dibër të Madhe. Kreu shkollën ushtarake në Tiranë dhe vazhdoi studimet në Akademinë e Rojeve të Kufirit në Itali. Fillimisht shërbeu në kufirin bregdetar të Durrësit; 1935-37, ishte komandant i kufirit Qafë-Thanë- Bilisht (Devoll). Më 1937, u emërua komandat i rojës së kufirit në Vlorë. Më 19139, organizoi rezistencën antifashiste në Vlorë. Italianët e arrestuan, gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje, përfundoi i internuar në Itali, deri më 1943. Pas lufte nuk pranoi të shërbente në ushtri, u tërhoq në jetën private. Më 27 shkurt 1950, me vendim nr. 64, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në Organizatë terroriste», «për hyrje në shërbim të spiunazheve», «për propagandë kundër pushtetit» dhe «për nxitje lufte», dhe e dënoi me vdekje pushkatim, humbjen e të drejtave civile të përhershme dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. U pushkatua më 26 shkurt 1951, së bashku me 21 intelektualë të tjerë, me rastin e incidentit të sajuar të bombës në ambasadën sovjetike. Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, (Tiranë: ASD, 2008), 154-59; F. 1, V. 2014, D. 14, f. 24-25.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit