KICI Artur
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1961, në Lushnjë. Më 22 dhjetor 1976, me vendim nr..356, Gjykata Lushnjë e dënoi për «agjitacion e propagandë armiqësore për dobësimin e pushtetit popullor», me 2 vjet burg. Gjithashtu, ka vuajtur dëbim. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 285-286.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]