KICAQI Jorgo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913, në Selo, Gjirokastër. Arrestuar më 18 qershor 1950. Më 12 janar 1951, me vendim nr. 3, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «ardhje të tij në Shqipëri si agjent i spiunazhit grek», me 20 vjet burg, punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Liruar më 15 janar 1962. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 588.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]