Kinëfusha

  Bimë, Bimë Mjekësore

Kinëfusha

Kinëfusha

(latinisht: Erythrea centaurium Pers, familja Gentianaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e kinëfushës (ose e barit të etheve, kantalionit). Është bimë e zakonshme në vende me graminore dhe në lëndina të zonave të ulëta. Lulëzon në maj-shtator. Shton lëngjet e stomakut, oreksin; ul temperaturën; forcon imunitetin; shton sekretimin e tëmthit; ndihmon në diabet, në ekzemë. Në doza të larta mund të shkaktojë të vjella.

Përgatitja:
1 lugë çaji në një gotë ujë zihet 5-10 minuta. Çaji kullohet, pihet në dy vakte gjysmë ore para buke. Ruhet deri në 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ I, Heinrich Pniok [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html), CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0) or FAL], from Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Kinëfusha":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/kin%c3%abfusha-2
"Kinëfusha," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018