Kemashen me qime

Kemashen me qime

(latinisht: Hieracium pilosella, familja Compositae)

Përdorimi:
Si drogë shërben pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë, e kemashenit me qime , i cili është bimë barishtore shumëvjeçare e zakonshme në zona të ftohta të vendit: në zonat subalpine dhe alpine. Ka veti të trefishojë urinimin. Përmirëson çrregullimet e shkaktuara nga azotemia. Është e efektshme kundër brucelozës. Shkencëtari J. Guerini pretendon se ulja përfundimtare e temperaturës në të sëmurët nga bruceloza arrihet ditën e parë deri të katërt të kurës me bimën mjekësore. Sa më shpejtë të fillojë mjekimi, sa më e freskët të jetë bima dhe nëse nuk ka ndërlikime të brucelozës aq më efektive është kura.

Përgatitja:
10 gr drogë përvëlohen në 100 ml ujë të sapovaluar, mbulohet dhe lihet 15 minuta. Çaji kullohet. Industria farmaceutike prodhon dhe ekstrakt të lëngët të kemashenit, i cili është i stabilizuar.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Jerzy Opioła [CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons

[cite]