Klasifikimi i ndotësve të ujërave
(Term – Mjedisor)
Klasifikimi i ndotësve të ujërave
(anglisht: The Classification polluters of water)
✦ Ekzistojnë shumë kriteriume për klasifikimin e ujërave të bazuar në natyrën, vetitë dhe prejardhjen e ndotësve. Sipas prejardhjes mund të dallojmë në urban, industriale dhe bujqësore.Nëse marrim parasysh fatin e mëtejshëm dhe dhe transformimin e mundshëm të ndotësve mund të ndahen në dy grupe degradues biologjik (materje organike me me origjinë natyrore) dhe ndotësit të cilët nuk mund të ndahen përmes rrugës biologjike (bashkimet sintetike joorganike). Nëse si kriter merret natyra e ndotësit, llojet e efekteve dhe pasojat që ndotësit i prodhojnë në mesin e ujorë, llojet e ndryshme të ndotësve të ujit mund t’i grupojmë në tri kategori ndotja fizike (ndikon në vetitë fizike të ujit), ndotja kimike (joorganike dhe organike) dhe ndotja biologjike (bakteret patogjene, viruset, kërpudhat, dhe gjallesat tjera të cilat janë shkaktuesit direkt të sëmundjeve ose janë bartës (bakteret dhe patogjenët).