Kohët
Kohët Vetëm Perëndia e di kohën e saktë sigurisht edhe Krishti (Marku 13, 32). Zoti u ka shpjeguar dishepujve shumë gjëra, por refuzon t’u përgjigjet për gjënë më kryesore, që ka të bëjë me shpëtimin e tyre. Dishepujt mësuan prej tij që është Biri i Perëndisë, mësuan se ai u ngjall, mësuan se do të vijë përsëri të gjykojë botën, etj. Pasi Krishti ua kishte parathënë dishepujve gjithë këto zbulesa të mëdha, përse refuzon t’u thotë edhe kohët e motet? Ai nuk ua thotë, sepse do që t’u kalisi durimin, dëshiron që dishepujt të presin dhe të mos kërkojnë të dinë ato gjëra që vetëm Perëndia i di.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]