KOKA Qano
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Velçë, Vlorë. Më 26 dhjetor 1949, me vendim nr. 115, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e pjesëmarrjes në një organizatë tradhtare» dhe e dënoi me 12 vjet burg si dhe për «krimin e bashkëpunimit me kriminelët e arratisur» me 6 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 15 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 262-263; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 170.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]