(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ushtarak. Lindi më 1898, në Delvinë. Zv/ kryetar i Shtatmadhorisë Mbretërore dhe komandant i Përgjithshëm i Rojës Mbretërore të Kufirit dhe i Financës. Më 13 prill 1945, u dënua me 30 burg nga Gjyqi Special. Dënimi i tij dhe disa tjerëve, është një nga vendimet më qesharake të Gjykatës Speciale, sepse nuk e ka përcaktuar dot ç’lloj krimesh kishte kryer i akuzuari dhe e ka lënë evazive, ose armik i popullit ose kriminel lufte. Shpehimisht vendimi thotë: “Për kriminelët e luftës ose armiqtë e popullit: Sokrat Dodbiba, Mihal Zallari, Ethem Cara, Ndoc Naraçi, Andon Kozmaçi, Lazër Radi, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni,” gjykata i dënon me “nga 30 vjet burg e punë të deryerueshme.” U lirua në prill të vitit 1962. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 195-196; Pjetër Pepa, Dosja e Diktaturës, (Botimet KUMI: Tiranë, 2009) 12.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit