(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1945, në Lukovë të Sarandës. Më 25 maj 1968, me vendim nr. 9, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. Teksa vuante dënimin, më 21 korrik 1973, me vendim nr. 35, Gjykata Ushtarake e Mirditës e deklaroi fajtor për «pjesmarrje në një organizatë kundra pushtetit popullor, sabotim dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 14 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 264-265.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit