(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Dukat, Vlorë. Gjatë luftës ishte anëtar i çetës së Ballit në Dukat. U arrestua më 29 mars 1953, dhe më 14 korrik 1953 me vendim nr. 41, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak e deklaroi fajtor për «krimin e pjesëmarrjes në një grup armik» dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 15, Fl. 409-410; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 130.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]