Kreshma
Kreshma u afirmua nga vetë Perëndia. Në Dhiatën e Re, i pari ishte vetë Krishti, që kreshmoi për 40 ditë dhe në vazhdim filloi predikimin e Tij shpëtimtar në tokë. Por edhe nga Dhiata e Vjetër dimë se Profeti Moisi përpara se të merte 10 Porositë nga vetë Perëndia në Malin Sina, kreshmoi për 40 ditë. Sipas etërve të kishës, kreshma frenon pasionet, forcon njeriun shpirtërisht, nënshtron dhe dëbon demonët, jep pendim, ndriçim dhe pastërti në shpirt.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]