KULE Vasillaq
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Selanik, Greqi. Më 18 nëntor 1953, me vendim nr. 1883, Gjykata e Lartë e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit e popullit» me 4 vjet burg dhe për «kalim kufiri të paligjshëm» me 2 vjet burg. Përfundimisht është dënuar me 5 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 466.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]