Kur vdesin vullkanet

Vullkani mund të rizgjohet, siç bëri Vezuvi, madje edhe pas disa shekujsh qetësie. Ai mund të vazhdojë të shpërthejë për disa vjet me radhë, si Parikutini, dhe pastaj të qetësohet. Ose mund të jetë në aktivitet të pandërprerë për shekuj me radhë. Vullkani i Strombolit ka vazhduar të shpërthejë që nga koha e Romës së lashtë; nga ndriçimi që lëshon gjatë natës, ai ka marrë emrin Flakadani i Mesdheut. Kur vullkanet shuhen, forcat e gërryerjes hyjnë menjëherë në veprim. Me kohë koni dhe mburoja rrënohen dhe nuk mbetet pothuajse asgjë që të dëshmojë për proceset e zjarrta të shekujve të kaluar.

Në zonat e reja vullkanike mbizotërojnë konet vullkanike dhe rrafshnaltat bazaltike; në zonat e lashta vullkanike mbetën vetëm gjurmët e koneve vullkanike, të cilat janë formuar nga materiale të buta dhe me lidhje të dobët dhe prandaj janë rrënuar pak nga pak nga uji, nga era dhe forca e rëndesës. Përkundrazi, rrjedha e brendshme e lavës, domethënë lava e ngurtësuar në grykën e vullkanit, mbetet e zbuluar. Ajo formon një si kon të veçuar, . nga i cili dalin drejt periferisë, si rrezet e një rrote, rripa të gjatë shkëmborë — «diket vullkanike», që janë tipike për Skocinë dhe hasen me shumicë në ishujt Shpicberg. Këto mbeturina vullkanike, që nganjëherë janë shumë të ngritura, zotërojnë mbi fshatrat përreth, prandaj në kohët e kaluara janë preferuar si vende për ndërtimin e kështjellave dhe të manastireve. Po kështu, edhe Kështjella e Djallit në Vjoming është një mbeturinë e lavës së ngurtësuar në një grykë vullkanike.

Një prej mbeturinave më të njohura vullkanike është krateri Lejk në shtetin Oregon, një gropë krateri tepër e madhe, që ka mbetur nga koni vullkanik. Ky krater, për vetë formën e tij që i ngjan një pjatance, mori emrin Kaldeira (kazan). Krateri në fjalë është një shembull i rrallë. Diametri i tij është dhjetë kilometra dhe thellësia 1000 metra; sipër liqenit del koni i vjetër, që formon një ishull të vogël. Me kohë krateret e disa vullkaneve të shuara mund të mbulohen dalëngadalë me bimësi ose mund të mbushen përsëri me ujë dhe të shndërrohen në liqene. Kështu, në Overnjë të Francës dhe në Itali, veçanërisht në Italinë Qendrore, gjenden liqene të shumta krateresh; ndër më të famshmet është 11qeni i Nemit, mbi fundin e të cilit janë gjetur anije të vogla romake.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]