KUSTA Vangjel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Paftal, Berat. Arrestuar më 10 shtator 1947. Më 7 korrik 1948, me vendim nr. 60, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «ndihmesë materiale organizatës së Ballit Kombëtar, ka organizuar grupe me elementë të pakënaqur nga pushteti popullor», me 6 vjet burg, punë të detyruar, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Më 10 dhjetor 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e shpalli të pafajshëm. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 276.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]