LËVIZJA FIZKULTURORE


LËVIZJA FIZKULTURORE
✤ Tërësia e veprimtarive masive fizkulturore e sportive, që kanë për qëllim të . përfshihen sa më gjerësisht të rinjtë, punonjësit e qytetit e të fshatit dhe ushtarakët në ushtrimin e kulturës fizike e të sporteve. Organizohet e drejtohet nga BFSSH. Veprimtaritë nisin në kolektivat fizkulturore, shoqërohen me gara, spartakiada (shih) e kampionate në shkallë rrethi dhe. lidhen me veprimtaritë kombëtare. Organizohen gjithashtu aksione masive, si manifestime gjimnastikore, krose, gjimnastika e përditshme, ekskursione, marshime etj.

(A.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lëvizja Fizkulturore


[cite]