LAHUTA
✤ Vegël popullore me të bërë prej qimeve të kalit. Trupi i L. punohet nga një copë e vetme druri (panjë, arrë, verr etj.) Kasa ka trajtë gjysmësferike dhe mbulohet me lëkurë të regjur, . e cila mbërthehet në anët e saj me kunja druri. Harku i L. punohet zakonisht nga druri i thanës; qimet lyhen me rrëshirë pishe. .Këngëtarët e zbukurojnë me simbole kultesh të lashta (koka e dhisë, gjarpri), ndërsa në njëqindvjeçarin e fundit janë gdhendur edhe figura të njohura historike, si udhëheqës të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e tani vonë edhe simbole të Luftës ANÇ. e të ndërtimit socialist. Timbri i L. është hundor dhe përshtatet mjaft mirë me përmbajtjen e këngëve kryesisht epike. Me L. luhen hyrjet, interludet dhe shoqërohet në mënyrë heterofonike këngëtari. L. është e përhapur sidomos në Malësinë e Madhe, Dukagjin, Postribë, Nikaj-Mërtur, në Malësinë e Gjakovës (Krasniqja, Gashi, Berisha, Bytyçi) etj., si dhe në Kosovë. Ndeshet edhe në krahinat poshtë Drinit, si në Pukë, Kukës, Dibër, Mat dhe, aty-këtu, në fshatrat e Shqipërisë së Mesme.
(Pi.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lahuta
[cite]