LAICIZIMI I SHKOLLËS SHQIPE


LAICIZIMI I SHKOLLËS SHQIPE
✤ Lëvizje patriotike e demokratike për të hequr monopolin e klerit mbi institucionet arsimore, për ta shkëputur shkollën nga varësia administrative prej organizmave fetare dhe për ta shkarkuar përmbajtjen e mësimit e të edukatës prej dogmave fetare. Në Shaipëri lufta për shkollën laike ka qenë e gjatë dhe u shkri në luftën për shkollën kombëtare. Gjatë pushtimit osman, kur shkrimi dhe mësimi i gjuhës shqipe ishte i ndaluar, shkollat e pakta që ekzistonin, si rregull, ishin në duart e klerit. Në to mbizotëronte një frymë obskurantiste fetare. Në një kohë, kur edhe mësimi zhvillohej në gjuhë të huaj, ato u shërbenin sundimtarëve të jashtëm. Gjatë Rilindjes Kombëtare ■ Shqiptare mori hov edhe lufta për shkollën kombëtare e laike. Në këtë çështje rilindasit u udhëhoqën nga parulla patriotike ‘mbifetare «Feja e .shqiptarit është shqiptaria». Në këtë frymë nga fundi i shekullit XIX filluan të hapen shkollat e para laike kombëtare shqipe. Midis tyre spikat. Mësonjëtorja Shqipe e Korçës.

Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u shtuan përpjekjet e forcave patriotike për laicizimin dhe, njëherësh, kombëtarizimin, unifikimin e shtetëzimin e shkollave. Lufta mori hov sidomos në vitet 1920-1924. Por jehona e saj u ndie edhe më vonë, duke u drejtuar sidomos kundër reaksionit klerikal katolik, i cili synonte të vendoste monopolin e vet në arsim. Shkolla e vërtetë laike u krijua vetëm pas Çlirimit, si rrjedhojë e ndarjes së kishës nga shteti dhe të shkollës nga kisha. Shkallë-shkallë, ajo u shndërrua në një shkollë ateiste. Karakterin ateist të saj e forcoi mbyllja e institueioneve fetare dhe ndalimi me ligj i propagandës e i veprimtarisë fetare, i sanksionuar në Kushtetutën e re të RPSSI-I. Shkolla jonë socialiste ruan e zhvillon traditat e shquara të shkollës kombëtare e laike shqipe.

(H.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Laicizimi I Shkollës Shqipe


[cite]