LEVI Moisi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Vlorë. Më 20 korrik 1946, me vendim nr. 914, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «sabotator të shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/2, FL. 32-33 ; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 35.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]