Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve

Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve

Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve të K.O.A.Sh-it u themelua më një korrik të vitit 1945. Qëllimi kryesor i kësaj Lidhjeje ishte që të kontribuonte në përparimin dhe lartësimin e Kishës Ortodokse. Në kryesinë e lidhjes u zgjodhën: Sotir Kanxheri, Dhimitër Beduli, Ilia Stavre, Vlash Semini dhe Arkile Kondi. Kryesia zgjodhi si kryetar të lidhjes teologun Theofan Popa. Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve të K.O.A.Sh-it hartoi statutin dhe rregulloren e saj dhe ligjëroi stemën e vulën. Qendra e lidhjes ishte në Tiranë, por u krijuan degë nëpër rrethe si në Durrës, Korçë, Shkodër etj. Me vendimin e Gjykatës së Tiranës datë 19 shtator të vitit 1945, Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve të K.O.A.Sh-it u ligjërua zyrtarisht. Kryesia e lidhjes më 24 shtator 1945 i shkroi Sinodit të Shenjtë për synimet e saj. Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve të K.O.A.Shit pikëpamjet e saj i shfaqi në broshurën me titull “Ç’është dhe çfarë kërkon Lidhja e teologëve dhe e seminaristëve ortodoksë”.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Kristofor Beduli, Shkollat teologjike-hieratike, Neraida, Tiranë 2001, faqe 46-48.

Besimi — Ortodoks

[cite]