LIQENI I ULËZËS


LIQENI I ULËZËS
✤ Ujëmbajtës artificial i krijuar më 1957 në L. Mat, në Ulëz, pas ndërtimit të digës 60 m të lartë të HEC «Karl Marks», që shërben për rregullimin e rrjedhjes së lumit për HEC «K. Marks» dhe «F. Engels». L. i U. ndodhet ,në lartësinë 128,5 m, ka sipërfaqe të pasqyrës së ujërave 13.5 km2, thellësinë më të madhe 54 m dhe vëllim 240 milionë m3 ujë. Ujërat janë relativisht të ftohta, është zhvilluar peshkimi dhe lundrimi. Në brigjet JP të këtij liqeni është ndërtuar qyteti i Ulëzës (shih).

(N. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Liqeni I Ulëzës


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "LIQENI I ULËZËS" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/liqeni-i-ul%c3%abz%c3%abs