LLAMBRO Pavllo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Koshovicë të Gjirokastrës, në vitin 1911. U arrestua më 7 tetor 1946, dhe me vendim nr. 96, datë 7 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit», «sabotator të pushtetit», e akuzoi se «ka sabotuar zgjedhjet», «ka bërë propagandë kundër pushtetit» dhe ka «pasë dijeni mbi rrjetin e spiunazhit në Sarandë dhe ka heshtur duke mos kryer detyrën», dhe e dënoi me 30 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave politike. Në bazë të nenit 51/1 të ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946 mbi D. P. P., dënimi iu kthye në 20 vjet privim lirie me punë të detyruar. U lirua nga burgu me Dekret nr. 819, datë 27 prill 1946 të P. K. P.. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]