LLESHI Osman Mustafa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Zogaj, në vitin 1891. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, në mbledhjen e datës 19 mars 1994 vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga ish i dënuari Osman Mustafa Lleshi nga data 6 shtator 1950 deri në datën 1 prill 1951. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 3-4.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]