Llopoi

  Bimë, Bimë Mjekësore

Llopoi

Llopoi

(latinisht: Petasites hybridus, familja Compositae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga rizoma dhe nga gjethet e thara të llopoit. Është bimë barishtore shumëvjeçare që takohet buzë përrenjve. Lulëzon në mars-prill. Ka veti spazmolitike prandaj përdoret si qetësuese e kollës; si qetësuese e ngërçeve në kollën e bardhë, në sindromin premenstrual. Nga jashtë përdoret në mjekimin e majasëllit dhe të plagëve që shërohen me vështirësi.

Përgatitja:
1 lugë çaji me drogë rizomë të grimcuar zihet në 1 filxhan ujë për 5 minuta dhe lihet të ftohet. Kullohet dhe pihen 3 doza të tilla në ditë.
Mund të pihet dhe si pluhur 3 herë në ditë nga 1 lugë kafeje. Në vende të thata dhe të ajrosura droga e ruan veprimin për 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Mark Robinson from Williton, UK (ID Please) [CC 2.0 (https://creativecommons.org/licenses/by/2.0)], via Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Llopoi":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/llopoi
"Llopoi," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018