Luçiani i Samosatës

Luçiani i Samosatës

Luçiani i Samosatës ka qenë shkrimtari më i madh satirik i kohës. Nga talljet e tij therëse nuk mund të shpëtonin as zotat paganë, as filozofët grekë. Ai e luftoi kristianizmin me anën e një romani me titull Perengrinus proteus, që e shkroi nga fundi i shekullit të dytë. Luçiani merret me kristianizmin kalimthi, aq sa për ta satirizuar, mbasi në thelb të romanit të tij ishte tallja e filozofëve cinikë të kohës. Heroi i romanit ishte Peregrinus Proteu, një filozof cinik. Peregrini duke u bërë mëkatar, largohet nga vendi i vet dhe duke shkuar në një vend tjetër ku bëhet kristian. Ai arrin të dorëzohet prift dhe shkruan vepra profetike. Për shkak të zellit të tij në përhapjen e kristianizmit përfundoi në burg, por e shpëtuan të krishterët. Më vonë ata e zbuan nga komuniteti i tyre, sepse ai ishte qesharak dhe për faktin se kishte ngrënë nga një gjellë e ndaluar. Pas kësaj kthehet e bëhet përsëri filozof cinik. Luçiani e sulmoi kristianizmin vetëm kalimthi duke e satirizuar.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Atë Joan Mihalcesku, Historia universale e kristianizmit, përkthyer nga rumanishtja prej Teodor Papapavlit, Tiranë 1993, faqe 27.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]