LUBONJA Koçi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Lubonjë të Korçës. Më 12 prill 1989, me vendim nr. 195, Gjykata e Tiranës e deklaroi «të sëmurë psikik i cili ka kryer vepra penale dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit» dhe e dënoi me mjekim të detyreshëm në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/2, FL. 75-76.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]