LUGINA E SHALËS
✤ Luginë në kufi të rretheve Shkodër (P), Tropojë (L) e Pukë (J), pothuajse në qendër të Alpeve Shqiptare (shih). Fillon tek Qafa ë Pejës (shih) në V dhe përfundon në luginën e Drinit në JL. Është e ndërtuar prej rreshpesh, gëlqerorësh e dolomitesh të mesozoit. Pjesa e sipërme, që njihet me emrin lugina e Thëthit, ka tiparet e një pellgu midis rrëpirave alpine të majës së Boshit, majës së Alisë (2400 m), majës së Harapit (2217) dhe Radohinës (shih). Këtu gjendet edhe fshati alpin i Thethit, qendër turistike e pushimi dhe parku kombëtar. Pjesa e mesme (midis fshatrave Ndërlysë e Pepsumaj) formon pellgun e Shalë-Shoshit, që kufizohet nga majat e Ndërmajnës në L dhe Bigës së Gimajt (shih) në P. Këtu shtrihen dhe pjesa më e madhe e fshatrave të Dukagjinit (shih). Nën fshatin Lotaj L. e Sh. ngushtohet menjëherë duke kaluar në gëlqerorët dhe merr pamjen e një kanioni.
(Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lugina E Shalës
[cite]