LUGINA E VALBONËS


LUGINA E VALBONËS
✤ Luginë në L të Alpeve Shqiptare në rrethin e Tropojës. Fillon tek Qafa e Valbonës në P dhe përfundon në luginën e Drinit në JP (Fierzë). Ka gjatësi 50.6 km. Është e ndërtuar kryesisht nga gëlqerorë e dolomite mesozoike dhe pjesërisht nga shkëmbinj ultrabazikë. Pjesa e sipërme (midis Qafës së Valbonës dhe vetë fshatit) ka formën e një govate tipike akullnajore midis bllokut të lartë malor të Jezercës në V dhe Zhaborrevë-Grykave të Hapta në J. Në qendër të saj shtrihet fshati malor i Valbonës me bukuri të rralla natyrore. Mbi shpatullat e luginës varen shumë cirqe dhe pyjet a ahut e të bredhit. Në pjesën e mesme (midis Mbaskollatës e Kanionit të Shoshanit) L. e V. i humbet tiparet e govatës, duke marrë pamjen e gërmës «V» me shpate relativisht të gjera. Në dalje të Shoshanit kalon në depozitimet liqenore e aluvionale pliocen-kuaternare të pellgut të Tropojës.

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lugina E Valbonës


[cite]