Luginat e lumenjve

Në kohët e lashta mendohej se lumenjtë rridhnin nëpër lugina që kishin ekzistuar që më parë, të krijuara nga rrudhat e kores së Tokës. Kjo është e vërtete vetëm për disa lumenj; përkundrazi pjesa më e madhe e luginave lumore është formuar nga veprimi gërryes i rrymave të ujit, që kanë lënë gjurmët e tyre gjatë rrugës për në det. Lumi punon dhe e gërryen vetë shtratin e tij, ndërsa gjerësia më e madhe krijohet nga faktorë të tjerë: shiu, ajri, akulli, forca e rëndesës, veprimtaria e bimëve dhe e kafshëve. Me kalimin e kohës shtrati i lumit kthehet në një luginë të gjerë, forma e së cilës varet,në radhë të parë,nga shpejtësia e ujit.
Një lumë i rrëmbyeshëm synon të formojë një luginë të pjerrët; sepse veprimi gërryes mbi fundin e shtratit të tij është shumë më i dobët se ai që ushtrohet mbi faqet e luginës. Ndërkohë që lugina zhvillohet dhe merr formë, ulja e saj e pjesshme mund të shkaktojë formimin e ujëvarave ose të çojë në formimin e një liqeni. Ngritja e një pjese të luginës mund ta pengojë rrjedhjen e lumit dhe të shkaktojë devijimin e tij. Në qoftë se shkalla e rrëzimit të ujërave të lumit nga një vend më i larte në një vend më të ulët rritet, atëherë lumi bëhet më i rrëmbyeshëm. Në qoftë se temperatura rritet, niveli i ujit mund të ulet dhe lumi katandiset në një përrua. Disa lugina lumore mund të mbyten. Kjo gjë ndodh ose atje ku bregu ulet, ose atje ku ngrihet niveli i detit,

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]