Lumenj të rinj dhe lumenj të vjetër

Lumenj të rinj dhe lumenj të vjetër

Kur flasin për periudhat fillestare të procesit të erozionit, që është zhvilluar dhe ka përfunduar mbi një luginë lumore, gjeologët përdorin shprehje të tilla si «faza rinore», «faza të pjekura» dhe «faza pleqërie».Një lumë i ri është një lumë me pjerrësi të madhe në një luginë me faqe shumë të pjerrëta. Normalisht ai është i shpejtë, gjarpërues dhe me prurje të paktë uji. Mund të ketë ujëvara dhe pragje, Në pjesën e Kanionit të Madh, Koloradoja është një shembull lumi të ri. Pas një procesi të gjatë erozioni, lumi arrin fazën e pjekurisë. Ai ka humbur pjerrësinë dhe është bërë më i ngadaltë; lugina është bërë më e gjerë. Pleqëria është faza në të cilën rryma e ujit rrjedh me plogështi në shtratin e gërryer nga erozioni, aq sa është kthyer në një sipërfaqe fushore.

Një lumë mund të jetë në faza të ndryshme në pika të ndryshme të rrjedhjes së tij. Mund të rrjedhë me ngadalë në një luginë: atëherë është «plak». Pastaj, papritmas, mund të futet në një zonë me pjerrësi të madhe, të rrjedhë më shpejt në një shtrat më të ngushtë e më të thellë dhe, në këtë mënyrë, të bëhet «i ri». Një luginë e vjetër, në të cilën uji rrjedh ngadalë, mund të ngrihet dhe të pjerrësohet nga një ngritje e përgjithshme e tokës në atë zonë. Në qoftë se ndodh kjo — dhe për këtë mund të nevojiten qindra ose mijëra vjet — lumi fiton shpejtësi. Si pasojë e kësaj lumi merr një shtytje tjetër, merr fuqi të re dhe gërmon më me shpejtësi. Lumenjtë San-Juan dhe Kolorado, në disa pjesë të rrjedhës së tyre çajnë një luginë të ngushtë e të thellë në një zonë të gjerë dhe fushore. Lumenjtë e këtij lloji janë quajtur të rinuar.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]