MËNYRA SOCIALISTE E JETESËS


MËNYRA SOCIALISTE E JETESËS
✤ Mënyrë e të jetuarit të përditshëm të njerëzve, e plotësimit të nevojave materiale, kulturore e shpirtërore të tyre, që mbështetet në ligjin ekonomik themelor të socializmit, përmbajtja e të cilit është përmirësimi i pandërprerë i jetesës së masave punonjëse. Të frymëzuar nga konceptet marksiste-leniniste të PPSH për jetën, punonjësit e vendit tonë e shohin mirëqenien e tyre të lidhur ngushtë me punën që ata bëjnë në dobi të shoqërisë dhe si pasojë lumturinë e tyre e gjejnë në lumturinë e popullit. Këtë Iumturi ne e ‘kuptojmë si revolucionarë e jo si mikroborgjezë, e kuptojmë për të gjithë e jo për disa, e kuptojmë përgjithmonë e jo për një kohë të shkurtër.

(Xh. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mënyra Socialiste E Jetesës


[cite]