MËRTURI


MËRTURI
✤ Fshat në rrethin e Pukës (V), në rrëzën VP të malit të Shllumit, nga e majta e Drinit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Apripë, Berishë e Epërme. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. U çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në janar 1967. M. është qendër e koop. së bashkuar rne të njëjtin emër formuar më 1968. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe pemët frutore. M. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mërturi


[cite]