MAKINAT BUJQËSORE
✤ Grup i gjerë makinash, mekanizmash, pajisjesh dhe veglash për mekanizimin e proceseve të punës në bujqësi dhe për industrializimin e prodhimit bujqësor. Para Çlirimit në Shqipëri kishte pak M. B. Pas Çlirimit u ngrit gradualisht një park i fuqishëm M. B., që bënë të mundur mekanizimin e shumicës së proceseve të punës në bujqësi dhe blegtori. Ind. mekanike e vendit ka disa uzina të specializuara për prodhimin e M, B. si uzinat mekanike bujqësore (UMB) në Durrës, Korçë, Fier etj. Ajo prodhon tani mjaft M. B. për përgatitjen e punimin e tokës (ruspa, niveluese, plugje, freza, disqe etj.), për punime sipërfaqësore të tokës dhe përgatitjen e shtratit për mbjellje (lesa, freza prashitëse, kultivatorë, shata rrotullues); makina për mbjelljen e të gjithë kulturave bujqësore me kokërr dhe disa makina mbjellëse me fidanë, makina për shpërndarjen e plehut kimik dhe organik, për mbrojtjen e bimëve (spërkatëse, pluhurosëse, dezinfektuese etj), për kositjen e grumbullimin e barit e të foragjereve; për korrjen, shirjen dhe vjeljen e disa kulturave bujqësore (makina shirëse, autokombajna për grurin, shkoqëse misri, shkulëse patatesh etj),
(Y. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Makinat Bujqësore