MARA Hysni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1947, në Shënavlash të Durrësit. U internua për motive politike. Me vendim nr. 21, 10 mars 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Durrës në Shetaj, prej 5 shkurtit 1950 deri më 10 mars 1955. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, f. 173-174.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]