MARKSIZËM-LENINIZMI NË SHQIPËRI
✤ Borëkuptimi i proletariatit dhe i partisë së tij reTolucionare, shkenca udhëheqëse e tyre. M.-L. p-ërfaqëson një sistem të argumentuar shkencërisht pikëpamjesh filozofike, ekonomike dhe socialpolitike, që përbëjnë përmbajtjen e tri pjesëve themelore të tij: materializmi dialektik e historik, ekonomia politike dhe socializmi shkencor. Doktrina marksiste lindi në mesin e shekullit XIX. Themelues të saj janë Marksi dhe Engelsi. Ajo lindi si përgjigje e problemeve që kishte shtruar zhvillimi ekonomik, politik, ■ socialklasor e shkencor natyror në mesin e shekullit të kaluar. Doktrina marksiste u hë shprehëse teorike e interesave të proletariatit revolucionar, program shkencor i luftës së tij për socializëm e komunizëm. Doktrina marksiste lindi si trashëgimtarja më e mirë e çdo gjëje pozitive e me vlerë që kishte përpunuar mendimi mijëvjeçar njerëzor. Por në të njëjtën kohë ajo shënon një kthesë revolucionare në historinë e mendimit shoqëror, një heroizëm të vërtetë shkencor. Marksi dhe Engelsi -bënë ‘përgjithësimin gjenial të historisë e të mendimit njerëzor, zbuluan ligjet e përgjithshme të zhvillimit shoqëror dhe mbi këtë bazë ligjet, normat, metodat, format e mundshme të shndërrimit të shoqërisë, të zhdukjes së kapitalizmit e të ndërtimit të socializmit e të komunizmit. V. I. Lenini e zhvilloi më tej doktrinën marksiste dhe e ngriti atë në një etapë të re më të lartë. Leninizmi është marksizmi i epokës së imperializmit e i revolucioneve proletare. Marksizëm-leninizmi është një teori koherente, e plotë dhe shkencore, një busull e pagabueshme në duart e proletariatit dhe të popujve të shtypur, që u tregon rrugën e drejtë në luftën e tyre, që u ndriçon të ardhmen e ndritur socialiste e komuniste. Një kontribut të vyer në mbrojtjen e pasurimin e mëtejshëm të doktrinës marksiste-leniniste ka dhënë vazhduesi besnik i veprës së Leninit, J. V. Stalini. PPSH që në themelimin e saj u udhëhoq nga ideologjia marksiste-leniniste. Në Mbledhjen Themeluese të Partisë u vu detyra e lartësimit ideologjik të komunistëve nëpërmjet studimit të veprave të klasikëve të marksizëm-leninizmit. Lidhja e komunistëve shqiptarë me teorinë marksiste-leniniste u diktua nga faktorë historiko-shoqërorë objektivë, nga përpjekjet e lufta shekullore e popullit shqiptar për liri, dituri, pavarësi, çlirim kombëtar e shoqëror. Të gjithë këta faktorë historiko-shoqërorë ishin një nxitje e fuqishme që i shtynte komunistët shqiptarë drejt marksizëm-leninizmit, si e vetmja teori shkencore që shpjegon shkencërisht të sotmen dhe ndriçon perspektivën dhe që do t’i pajiste ata me një armë të fuqishme për arritjen e fitores mbi pushtuesit e huaj e tradhtarët e vendit. Punën dhe luftën e saj për të zbatuar në mënyrë krijuese ligjet dhe parimet themelore të shkencës marksiste-leniniste në kushtet konkrete të vendit tonë, PPSH nuk e ka ndarë asnjëherë nga lufta parimore e konsekuente për të mbrojtur pastërtinë e doktrinës marksiste-leniniste nga sulmet e shtrembërimet që i bëjnë ideologët borgjezë dhe oportunistët e revizionistët modernë të të gjitha ngjyrave. Veprat e shokut Enver Hoxha që nga krijimi i Partisë e deri sot dhe veçanërisht vepra të tilla si dmperializmi dhe revolucioni», sVetadministrimi jugosllav» teori dhe ‘praktikë kapitaliste», «Eurokomuniznxi është antikomunizëm», «Hrushovianët», «Titistët» etj. janë një shembull i partishmërisë proletare, një ndihmesë e tij me vlerë në thesarin e marksizëm-leninizmit, një mbrojtje dhe zhvillim i shkëlqyer i të gjitha pjesëve përbërëse të marksizëm-leninizmit, materializmit dialektik dhe historik, ekonomisë politike, socializmit shkencor, një përcaktim i qartë i strategjisë dhe taktikës revoiucionare të proletariatit botëror. Forca e PPSH, guximi, qartësia, vendosmëria e besimi i saj në të ardhmen, vitaliteti i socializmit në vendin tonë e kanë hurimin në hesnikërinë e patundur të PPSH ndaj shkencës fitimtare të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit, në zbatimin e saj krijues e konsekuent. Ndërtimi me sukses i socializmit në vendin tonë, zgjidhja e problemeve të shumta ekonomike, politike, ideologjike e ushtarake që lindën gjatë këtij procesi, provojnë drejtësinë e doktrinës marksiste-leniniste, vlerën e madhe të saj.
(V. Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Marksizëm-Leninizmi Në Shqipëri
[cite]