MARRËVESHJA TITONI-VENIZELLO


MARRËVESHJA TITONI-VENIZELLO
✤ (29.7.1919). Marrëveshje e fshehtë me karakter imperialist, a përfunduar midis qeverive italiane e greke për ndarjen midis tyre të Shqipërisë, të Azisë së Vogël Perëndimore etj. E nënshkruan ministri 1 Jashtëm italian T. Titoni dhe kryeministri grek E. Venizello. Sipas M. T. V. në Konferencën e Paqes Roma do të mbështeste kërkesën greke për aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës, ndërsa Athina do të përkrahte aneksimin e krahinës së Vlorës prej Italisë dhe mandatin e saj mbi shtetin shqiptar të cunguar. Greqia pranonte, gjithashtu, t’i lëshonte Italisë për 50 vjet një pjesë të skelës së Sarandës dhe të ruante asnjanësinë e kanalit të Korfuzit. M.T.V. u përdor në Konferencën e Paqes nga të dyja palët dhe e vështirësoi së tepërmi pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë. Por përmbajfja e saj nuk mbeti e fshehtë, sikundër ishte parashikuar. Jehona e saj u bë nxitje për rritjen e mëtejshme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e për thirrjen e Kongresit të Lushnjës (shih). M. T. V. u denoncua nga pala italiane më 22 korrik 1920 pas disfatës që pësoi në Luftën e Vlorës (shih), e cila e detyroi Qeverinë e Romës të hiqte dorë nga aneksimi i Vlorës dhe nga mandati mhi shtetin shqiptar.

(M. Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Marrëveshja Titoni-Venizello


[cite]