Matheu
(greqisht: Ματθαίος) Matheu ishte nga Kana e Galilesë. Bëhet fjalë për nxënësin e njohur të Zotit, i cili përfshihet në të gjitha listat e dymbëdhjetë apostujve. Thirrjen e tij nga Krishti e komentojnë të tre ungjijtë sinoptikë. Vetëm tek ungjilli sipas Matheut 9, 9 quhet Matheo, ndërsa në ungjijtë e tjerë quhet Levi. Tek ungjilli sipas Markut 2, 14 përmendet babai i tij që quhej Alfeo. Gjithashtu vetëm tek Matheu 10, 3 paraqitet si doganier. Nuk përjashtohet mundësia që të kishte dy emra judaikë: Simon Kifas dhe Josif Barnava (Veprat 4, 36). Por emri kryesor i tij ishte Levi dhe pas thirrjes në rrethin e dymbëdhjetë apostujve, Jisui e quajti Matheo, që do të thotë “dhuratë Perëndie”. Këto janë informacionet që na jep Dhiata e Re për ungjillorin Matheo. Dëshmitë e mëvonshme vërtetojnë se predikoi ungjillin tek hebrenjtë e Palestinës e më vonë shkoi në Etiopi. Kisha e feston kujtimin e tij më 16 nëntor.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Arkimandrit Justini, Nga thesari i shenjtorëve, botim i K.A.Sh-it, Tiranë 2004, faqe 342-343.