MATKËNGA LEKË
✤ (rreth v. 1560-1619). Autori më I vjetër arhëresh i njohur. Lindi në Horë të Arbëreshëve (Sicili). Pasi kreu studimet në një kolegj fetar në Romë, u kthye në fshatin e tij ku shërbeu si prift. Më 1592 përktheu nga italishtja dhe botoi në Romë një katekizëm E mbsuame e kërshterë… Vepra ka rëndësi të madhe, sidomos për dokumentimin e një faze të vjetër të të folmeve të arbëreshëve të Sicilisë; ajo paraqet interes edhe për vjershën e shkurtër botuar në të, që është gjurma e parë e botuar e vjershërimit shqip.
(Sh. D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Matkënga Lekë
[cite]